Dëmshpërblimi, skadon afati i 26 marsit që dha qeveria
TIRANË- Ish-të përndjekurit poli tik nuk mundën të mar rin dje këstin e dytë të dëmshpërblimit brenda afatit të premtuar në datën 13 mars nga kryeministri, Sali Berisha, sipas të cilit kësti i dytë do të lëvrohej pikërisht në datën 26 mars 2012.
Zëvendësministrja e drejtësisë znj. Brikena Kasmi e kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare” refuzoi të përgjigjej për arsyen e mos nisjes së shpërndarjes së parave për ish-të përndjekurit politik brenda afatit të përcaktuar nga qeveria.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Sali Berisha informoi se më datën 26 mars do të nis shpërndarja e këstit të dytë të fondeve të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politik. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për të cilin kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen që kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit. Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të përndjekurit politikë.
(el.me/GazetaShqiptare/BlalkanWeb)