Kryeministri Berisha thote se njerezit mund te shprehin veten e tyre ne perputhje me ligjet e vendit

Ne Shqiperi komuniteti homoseksual ka nje jete te veshtire dhe pjesa me e madhe qendron fshehur nen friken dhe trysnine e paragjykimeve. Por fale guximit te nje grupi te ketij komuniteti te pakten ne dy vitet e fundit per homoseksualitetin flitet me shpesh me lirshem dhe nuk kane munguar as aktivitetet e hapura. Sikur te mos ishte komenti i ashper i kryetarit te Partise se Legalitetit njekohesisht Zevendesministrit te Mbrojtjes Eqerem Spahiu ndoshta manifestimi i paralajmeruar prej tyre me 17 maj ne diten nderkombetare kunder homofobise nuk do te ishte paraprire me kaq zhurme e cila megjithate ne krahun tjeter vuri ne qender te debatit nje teme e cila mbetet ende delikate ne vend. Ne prononcimin e tij per Gazeten Shqiptare lidhur me manifestimin e pritshem zoti Spahiu u shpreh se ai do ti merrte me hu. Reagimi i komunitetit homoseksual ishte i menjehershem. Avokai i Popullit ng ana tjeter beri thirrje qe zoti Spahia te kerkonte ndjese publike duke e kritikuar ate per shprehje fyese qe nxisin dhunen dhe mungesen e tolerances.
Zjarrit te ndezur zoti Spahia e partia e tij i fryu me tej kur deklaroi se homoseksualiteti eshte nje deviacion nje ves e nje mallkim. Ne kete situate u detyrua te nderhyje edhe kryeministri Sali Berisha i cili e ka te qarte se qendrimi ndaj temave te tilla qe kane peshe ne kornizen e te drejtave te njeriut krijon ndjeshmeri te larte edhe prane institucioneve dhe organizatave nderkombetare. Kryeministri i quajti te papranueshme deklarata e zotit Spahia se kane qene nje teprim dhe se nuk mund te behet fjale qe njerezit te mos mund te shprehin veten e tyre ne kete vend ne perputhje me ligjet e vendit. Shqiperia eshte vend i lire. Nuk mund te kete dhe nuk mund te mendoje askush qe ne do te kufizojme manifestime demonstrata cilado qofshin ato tha dje kryeministri ne mbledhjen e grupit parlamentar te partise se tij.
Pasdite dy nga shoqatat qe perfaqesojne komunitetin homoseksual Aleanca LGBT dhe Pro LGBT bene nje kallzim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor te Tiranes kunder zotit Spahia. Ky do te jete nje test i rendesishem sidomos per te kuptuar se sa vlere ka ne boten e gjyqesorit Kodi penal i Republikes se Shqiperise thuhet ne deklaraten e tyre ndersa i referohen specifikisht nenit 266 i cili parashikon se venia ne rrezik e paqes publike duke bere thirrje per urrejtje ndaj nje pjese te popullsise duke i fyer ose shpifur per to duke kerkuar perdorimin e dhunes ose te veprimeve arbitrare kunder tyre denohet me gjobe ose me burgim deri ne 5 vjet heqje lirie.
Ne mbeshtetje te komunitetit homoseksual jane rreshtuar 48 shoqata te ndryhme qe veprojne ne Shqiperi ndersa ne mbremje reagoi edhe organizata e njohur Human Rights Watch. Boris Dittrich drejtor per komunitetet homoseksuale eshte shprehur i shokuar nga fakti qe nje zyrtar i larte i qeverise ben thirrje te dhunohen manifestues paqesore te ketij komuniteti. Ne deklarate kerkohet nga qeveria shqiptare te zbatoje legjislacionin kunder diskriminimit dhe se nuk duhet te toleroje qendrime homofobike eshte thirrja e Human Rights Watch.