E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, Pato mërzit Milanin

Aleksandre Pato

Dëmtimet e shpeshta të sulmuesit brazilian, Aleksandre Pato, shtyjnë drejtuesit e Milanit të mendojnë seriozisht shitjen e tij me hapjen e merkatos verore. Pato tashmë është shndërruar në një minë, e cila mund të pëlcasë nga momenti në moment, dhe Adriano Galiani me shokë nuk duan që t’u plasë në dorë. Faktikisht, Pato të shtunën që shkoi kundër Juventusit, ka koleksionuar dëmtimin e tij të 13-të që prej 5 janarit të vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare, Pato ka qëndruar në infermieri për 390 ditë, duke munguar në 45 ndeshje zyrtare. Një statistikë kjo që mund të bindë plotësisht presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni, të firmosë një herë e mirë dokumentet e divorcit. Një ditë pas fitores së Milanit në Champions kundër Arsealit, me rezultatin 4-0, sulmuesi suedez i ka këshilluar Van Persit, nëpërmjet të përditshmes “The Sun”, të braktisë klubin e “topçinjve” për t’iu bashkëngjitur atij të “Djallit”. Kjo ftesë e suedezit ia ka bërë qejfin shumë sulmuesit të Arsenalit, por përveç Ibrës në përfundim të ndeshjes së “San Siros”, Van Persi ka marrë edhe komplimentet e Adriano Galianit. Por me hapjen e merkatos, administratori i Milanit do punojë për t’i siguruar një sulmues të vlefshëm teknikut Masimiliano Alegri e veç Van Persit, në listë janë edhe Karlos Tevez dhe sulmuesi i Leçes, Muriel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›