E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadilli: Rama është hipokrit, të kërkojë ndjesë

TIRANE- Ka reaguar Partia Demokratike lidhur me  tryezën me ish të përndjekurit, që PS mbajti sot në Tiranë, duke theksuar se Partia Demokratike, mbetet forca e vetme politike që ka në frymëzim të saj, përpjekjet për mbështetejn e atyre që u masakruan në 50 vite komunizëm.

Në një dalje për shtyp , deputeti i PD-së, FatbardhKadilli tha se, Edi Rama do të kërkojë ndjesë, për krimet e kryera nga familja e tij politike, pasi janë mbi 5000 të pushkatuar, duke shtuar se Rama duhet të kërkojë ndjesë edhe për veprimet ku është përfshirë familja e tij biologjike.

Kadilli tha se në vitin jo shumë të largët, 1988, Kristaq Rama ka firmosur varjen e poetit kuksiane Havzi Nela.

Ai tha se Rama jo vetëm që nuk kërkon falje, por hipokriza e sotme ëshntë një dënim për së dyti për të gjithë ata që u masakruan nga regjimi komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›