E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dëmtimi i Carvajal, Zidane: Nuk po kuptoj…

Real Madrid rrezikon të humbasë pjesë të tjera për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës. Sot, në fitoren 2-0 kundër Valencias, Zinedine Zidane u detyrua të zëvendësonte Carvajal pas më pak se 30 minutash lojë. “Nuk e kuptoj – tha trajneri francez në një konferencë shtypi -. Ka shumë dëmtime dhe unë jam i shqetësuar. Është një rikthim dhe më vjen keq, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

Vetëm nesër do të bëhet një vlerësim i kushteve të tij fizike, por duhet të konfirmohet diagnoza e parë, që është një problem muskulor, praktikisht i sigurt për mungesën e tij në dhjetë ditët e ardhshme, duke përfshirë dhe ndeshjen me Atalantën.

Lista e të dëmtuarve zgjatet: përveç Carvajal janë edhe  Marcelo, Sergio Ramos, Hazard, Militao, Valverde, Rodrygo dhe Odriozola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›