Reali kthehet në garë: mund Valencian dhe largon Barçën

Real Madrid arrin suksesin e tretë radhazi në La Liga dhe tani është i dyti me 49 pikë, +3 ndaj Barcelonës (që ka një ndeshje më pak). Pas dy mundësive të mira që nuk u shfrytëzuan nga Casemiro dhe Asencio, blancos thyejnë ngërçin në minutën e 13-të: Benzema merr një top nga Kroos dhe e dërgon atje ku Domenech nuk mund të bëjë asgjë.
Një problem serioz fizik e detyroi Carvajal të zëvendësohej nga Lucas Vazquez. Sidoqoftë, Reali vazhdon në sundimin e tij, ndërtoi disa mundësi me Modric e Benzema dhe arriti të gjente dyfishimin në minutën e 43: Vazquez punon një top të bukur në të djathtë dhe në mes të zonës kundërshtare gjen Kroos, i cili shënon golin e 2-0 me një goditje të saktë të djathtë.
Courtois i ndot dorezat për herë të parë në ndeshje në gjuajtjen nga distanca të Maxi Gomez. Var anulon golin e bukur të Mendy për pozicion jashtë loje në minutën e 62-të, por të besuarit e Zidane mbeten plotësisht në kontroll të ndeshjes dhe I afrohen golit të tretë në fund me Modric dhe Benzema.