Dëmtohen varrezat serbe në Kllokot, hakmarrje për Lapidarin?
Të tjera rreth shkrimit Panariti: Shqiptarët të vetëpërmbahen
KOSOVE - Menjëherë pas rrëzimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga xhandarmëria serbe, mediat kosovare raportojnë për dëmtimin e 27 përmendore mbi varreza, në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë.
Lajmi bëhet i ditur nga radioja serbe “Kosova KiM” e cila ka intervistuar kreun e komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviç, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave. Ai është shprehur se është i shokuar me këtë kat vandal.
Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare sa më parë të zbulohen dhe ndëshkohen autorët e këtij akti vandal.
Mendohet se ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.
(sg/shqiptarja.com)