Njohja e Kosovës nuk është prioritet i Gjeorgjisë

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka theksuar se njohja e Kosovës nuk është në prioritetet e Gjeorgjisë. Sipas presidentit të Gjeorgjisë arsyet pse çështja e Kosovës nuk është vënë në rend dite janë të shumta dhe lidhen kryesisht me komplikimet që janë në rajonin e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, vende këto për të cilat Gjeorgjia thotë se janë pushtuar nga ana e Rusisë.
Por, situata në Kosovë do të jetë temë e diskutimeve nesër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë pikë një raport të detajuar do ta parqes raportuesi për Kosovën dhe anëtari i Asamblesë Parlamentare, Bjorn von Sydow, transmeton RTK.
Ai pritet të rekomandoj që Këshilli i Evropës të vendos raporte direkte me Kosovën pavarësisht faktit se vendi ynë nuk është anëtarë i këtij institucioni pan evropian që merret kryesisht me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave të njeriut.
Deri tani 34 nga 47 anëtarët e Këshillit të Evropës e kanë njohur Kosovës por pavarësisht këtij fakti anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion nuk është vënë në rend dite për shkaka të ndikimit të madh të Serbisë dhe Rusisë./Indeksonline/