Dëmtohet "Doktori", fundi i sezonit për Rosin në Moto GP

Cirkuiti i shtëpisë nuk i ka sjellë ashtu si shpresonte kryesimin e Botërorit të Moto GP, por fundin e sezonit për Valentino Rossin, që është rrëzuar në sesionin e dytë të provave në Mugello. Rrëzimi i pesarezit i ka dhënë fund sezonit dhe pretendimeve të Doktorit për tu rikonfirmuar kampion.
Piloti i Yamahas ishte i treti 15 minuta nga fundi i kualifikueseve, kur në tentativë për një kthesë të dyfishtë, ndryshon drejtimin, por motori përmbyset ndërsa Rossi fluturon në ajër dhe përplaset në tokë mbi këmbën e djathtë. Frakturë e këmbës dhe për italianin ishte e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale. Operacioni që ka zgjatur për rreth 2 orë dhe është kryer nga kirurgu, Claudio Costa, ka përfunduar me sukses, por kohët e rikuperimit të parashikuara janë rreth 4-5 muaj".
Konfirmimin e ka bërë doktor, Roberto Buzzi, shefi i repartit ortopedik i spitalit të Firenzes. Valentino Rossi pas tre garave të para të Botërorit 2010 renditej në vendin e dytë, 9 pikë pas kolegut të Yamahas, Jorge Lorenzo, që tashmë kuotohet si favoriti kryesor në luftën për titull, pasi më Rossin jashtë rivalët e tjerë të fortë janë shumë larg.
Eno Skarço < I mëparshmi