Papa Benedikti: Ti jepet fund tensioneve në Lindjen e Mesme

'Rrëzimi i barrierave që na ndajnë nga fqinjët tanë është premisa që na mundëson të bëhemi pjesë e jetës hyjnore e cila na thërret', deklaroi Papa Benedikti i 16, gjatë meshës së mbajtur në pallatin e sportit të Nikozisë. Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë nuk harroi të adresonte sërish tensionet më të fundit të krijuara në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, mbetet urgjente që komuniteti ndërkombëtar ti japë fund tensioneve në tokën e shenjtë para se konfklikti të degjenerojë në një lumë gjaku. Gjatë meshës Ati i Shenjtë u dorëzoi përfaqësuesve episkopalë të Lindjes së Mesme 'Instrumentum Laboris, dokumentin e elaboruar për Lindjen e Mesme ku përvijohen bazat për dialog ndërfetar. Ky mbetet dokumenti bazë për sinodën e ipeshkëve për Lindjen e Mesme, që do të mbahet në tetor në Romë. Me këtë meshë Papa Benedikti i XVI-të përfundon vizitën e tij treditore në Qipro. Udhëtimin e tij të 16-të, kreu i kishës katolike për herë të parë e mbajti në një vend të banuar kryesisht nga besimtarë ortodoksë.
Delina Bitraku
< I mëparshmi