Ndotja në gjirin e Meksikës, jepet alarmi ambientalist

Simboli i Luizuianës është kthyer në viktimën kryesore të ndotjes më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Pelikanët, specie e mbrojtur në kontinentin amerikan tashmë nuk kërcënonen nga insekticidet si në vitet '70 por nga katrani. Numri i zogjve të ngordhur për shkak të naftës është dyfishuar brenda një dite të vetme: 60 zogj, 41 nga të cilët pelikanë. Erërat kanë cuar në përhapjen e njollës së zezë edhe në oazin e faunës ishullin Queen bess, të quajtur ndryshe dhe parajsa e pelikanëve. Ndonëse ekipe të specializuara angazhohen ditë pas dite me pastrimin e shpendëve specialistët thonë se mundësia e tyre për mbijetesë varion nga 50 në 70%.
Ndërkohë sipas kreut të rojes bregdetare amerikane Admiralit Thad Allen përpjekjet më të fundit të BP po funksionojnë. BP ka rritur sasinë e naftës që arrin tashmë të mblidhet nga e cara në platformën Deepwater Horizon përmes një kupole të instaluar ditët e fundit. Deri tani sipas Allen, është arritur të mblidhen rreth 6,000 fuci naftë. E ndonëse pritet që British Petrolium të përshkallëzojë përpjekjet për frenimin e rrjedhjes së naftës nuk pritet të arrihet asnjë zgjidhje përfundimtare deri në muajin gusht.
Delina Bitraku < I mëparshmi