E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet linja hekurudhore Vorë-Milot

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar linjën hekurudhore Vorë-Milot, dëmtim i cili ka bllokuar qarkullimin e trenave. Nga hetimet paraprake rezulton se personat të cilët kanë kryer këtë krim kanë patur si qëllim bllokimin e trenave të mallrave për ti grabitur, ndërsa nuk përjashtohet as vjedhja e shinave për skrap.

Autorët e këtij krimi mendohet se kanë përdorur mjete të rënda për dëmtimin e shinave ndërsa nuk përjashtohet as lënda e eksplozivit.

Sipas policisë po hetohen të dyja pistat për mënyrën e ndjekur nmga keqbërësit të cilët dëmtuan shinat. Kjo ngjarje ka ndodhur mesnatën e së shtunes në stacionin e trenit ne fshatin Murqin ndërsa policia po vijon aksionin për identifikimin si dhe prangosjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›