E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, krim brenda familjes, burri plagos gruan me thikë

Rikthehet krimi në familje, me bashkëshortin që plagosi rëndë me thikë gruan e tij në qytetin e Shkodrës, gjatë orëve të para të së dielës. 51-vjeçari Sami Bajraku, për arsye ende të panjohura, tentoi ti merrte jetën 47-vjeçares Vjollca Bajraku, ngjarje e ndodhur në rrugën Shirokë-Zogaj.

Pas një ndalese në breg të liqenit, burri ka marrë me vete edhe bashkëshorten ndërsa si pasojë e një sherri të momentit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë mbi bashkëshorten duke e lënë të plagosur rëndë.

Sapo morën njoftimin njoftimin, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë gjetur 47- vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë blutë e Shkodrës kanë bërë të mundur edhe arrestimin brenda pak minutash autorin e krimit, banues në lagjen "Daniel Matlia" Sami Bajrakun. Sipas uniformave blu akoma nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë pasi edhe 51- vjeçari ndodhet në një gjendje të rëndë psiqike pas kryerjes së krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›