E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet rëndë Wayne Rooney?


Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është ankuar në dëmtim të gjurit, shkruajnë mediat angleze.
Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, po ashtu ka konfirmuar dëmtimin pas fitores së djeshme në finalen e Kupës Carling, në të cilën Rooney shënoi golin e fitores.
"Ai ka luajtur me gju të enjtur për disa javë dhe po ashtu luajti edhe sonte. Mjekët janë duke e vlerësuar. Nuk e di se çfarë do të bëjmë; nuk e di se çfarë do të bëjë Anglia", ka thënë Ferguson, pasi siguroi trofeun e 23-të si trajner i United.
Megjithatë pavarësisht ankesave, Rooney do t'i bashkohet pjesës tjetër të kombëtares para takimit miqësor të së mërkurës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›