E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, 30 miliardë dollarë dëmi nga tërmeti prej 8,8 ballësh



Ende pa u bërë bilanci i viktimave të tërmetit prej 8,8 ballësh, është bërë një bilanc i fillestar financiar për dëmet e shkaktuara. Kostoja e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra ditën e shtunë në Kili mund të arrijë në rreth 30 miliardë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga organizata amerikane "EQECAT". Organizata "EQECAT" është e specializuar në vlerësimin e rreziqeve.
Organizata amerikane e vlerëson këtë kosto në rreth 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kili. Më tepër se gjysma e dëmeve të regjistruara lidhen me rajonin e kryeqytetit, Santiago, një zonë urbane shumë e banuar.
Edhe pse tërmeti me fuqi 8,8 ballë, që shkaktoi me qindra të vdekur, përbën një katastrofë të madhe, fakti që Kili ka miratuar dhe ka vënë në zbatim në shkallë të gjerë norma antisizmike ndërtimi, e ka zvogëluar fuqinë e tij shkatërruese, thekson EQECAT.
Por pavarsisht këtij bilanci pritet që në ditët në vijim të ketë një pasqyrë më të qartë si mbi dëmet materiale, ekonomike, por edhe më e rëndësishmja humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›