Kosovë, arrestohet postieri i Serbisë
PRISHTINE - Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën Jovica Ballosheviqin, punëtor i Postës së Serbisë nga fshati Mogillë, raporton agjencia e lajmeve Beta.
I njëjti burim ka saktësuar se Ballosheviq është arrestuar gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit, punonjësit të Komunës paralele serbe në Viti, i cili është arrestuar një ditë më parë.
Sipas këtij burimi, Balloisheviq është arrestuar me arsyetimin se është pjesëtar i institucioneve paralele. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit policia ka konfiskuar 8 200 euro dhe për këtë ka lëshuar vërtetimin përkatës për konfiskim.
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër serbë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te të cilët janë gjetur materiale zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)