Dëmtohet tubacioni i ujësjellësit të Tiranës

është dëmtuar sërish tubacioni i ujësjellësit të Tiranës duke lënë pa ujë të pijshëm disa zona në kryeqytet. Shkak i kësaj avarie është bërë djegia e transformatorit i cili ka nxjerrë jashtë funksionit pompat e ujit. Mësohet se zonat të cilat nuk furnizohen me ujë të pijshëm janë Komuna e parisit, Unaza e re, Misto Mame si dhe 21 Dhjetori.
Ndërkohë 3 ditë më parë ku një defekt në tubacionet mes depos së Tiranës dhe Uzinës të traktorëve krijoi avari në furnizimin me ujë të pijshëm të disa zonave në kryeqytet. Ky është defekti i pestë brenda këtij viti ndërkohë që informohet se po punohet për riparimin e defektit.