Libia vendos embargo për Zvicrën
Libia ka paralajmëruar embargo ekonomike totale ndaj Zvicrës pas tensionimeve të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, të cilat kanë ardhur nga referendumi popullor i mbajtur në shtetin helvet i cili vendosi ndalimin e ndërtimeve të mëtejshme të xhamive. Vendimi i shkëputjes së të gjitha shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike nga ana e Libisë u njoftua nga zëdhënësi i qeverisë në Tripoli, Mohamed Baayou pikërisht kur dukej se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësoheshin.
Por akuzave të Libisë nuk u kanë shpëtuar as Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi libian vijoi në fjalën e tij se po shqyrtohet mundësia e aplikimit të të njëjtave masa ekonomike edhe ndaj SHBA-së, pas deklarateve ironizuese lëshuar prej Uashingtonit në lidhje me thirrjen e liderit të Libisë Ghedaffi për "jihad" ndaj Zvicrës.