E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtuan burimin e hidrocentralit perfundojne ne polici

Delvine 14 tetor 2011 NOA- Dy persona nga Delvina ne fshatin Tetzat te komunes Vergo kane demtuar burimin e ujit te Hidrocentralit te Sasajt.
Nga ana e policise eshte konstatuar se eshte demtuar nje pjese prej 6 meter e murit mbajtes se kanalit si dhe 3 portat e komandimit te ujit deme te cilat kapin nje shifer prej 150.000 leke.
Per kete ngjarje policia e Sarandes nisi procedimin penal ne gjendje te lire ndaj Dhimiter Onjeja 40 vjec banues ne fshatin Bajkaj dhe Tasim Zbobo 62 vjec lindur e banues ne Kalase te cilet dyshohet te jene autoret e kesaj vepre.
Ndaj dy te ndaluarve nisen hetimet per vepren penale Shkaterrim i prones.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›