E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ne qendren e internetit masakrohet me kallashnikov 33-vjecari

Policia ngre dy pista hetimi per te rene ne gjurmet e autorit

Nje tjeter ekzekutim kesaj radhe me arme zjarri kallashnikov eshte shenuar diten e djeshme. Nje 33-vjecar nga qyteti i Beratit eshte ekzekutuar ne oret e vona te se merkures ne nje qender interneti. Policia ben me dije se objektivi i ekzekutimit ka qene 33-vjecari Klodian Lumani. Viktima mesohet se pasi eshte grindur me nje person te armatosur qe ka hyre ne qendren e internetit pas mesnate eshte goditur nga nje bresheri kallashnikovi. Ai u transportua nga personat e pranishem menjehere drejt spitalit rajonal ne kete qytet por nuk ka mundur te mbijetoje per shkak te plageve te shumta qe ka marre ne trup dhe ka humbur jeten disa ore me pas.

Ngjarja

33-vjecari Klodian Lumani ka qene ne nje qender interneti ne oret e vona te mbremjes te se merkures. Pak ore pas mesnate ne po te njejten qender ka hyre nje person i dyte i cili ka debatuar me Lumanin. Pasi jane grindur personi ende i pa identifikuar ka nxjerre armen tip kallashnikov qe mbante me vete dhe ka shkrehur nje bresheri plumbash ne drejtim te 33-vjecarit. Personat qe ndodheshin ne internet ne ato momente e kane transportuar menjehere Lumanin drejt spitalit dhe kane njoftuar policine per ngjarjen. 33-vjecari mberriti ne spital ne gjendje kritike per jeten. Pas disa ore nderhyrjesh nga mjeket 33-vjecari ka vdekur per shkak te plageve qe kishte marre.

Raporti i mjekeve

33-vejcari ka humbur jeten pasi ka shkuar ne spitalin e qytetit te Beratit. Burime prane Repartit te Kirurgjise bejne me dije se rreth ores 0130 mberriti i plagosuri ne gjendje te rende per jeten. Mjeket konstatuan se ai ishte qelluar disa here ne koke dhe ne trup me arme zjarri. Dy plage te renda te shkaktuara ne koke dhe disa te tjera ne trup nga nje distance e afert mesohet se i kane marre jeten 33-vjecarit. Mjeket bene me dije se Lumani nuk ka mundur te mbijetoje per shkak te demtimit te organeve jetesore si pasoje e atentatit me arme. Trupi i pajete u dergua me pas ne morgun e spitalit kudhe iu nenshtrua ekspertizes.

Hetimet e policise

Pas njoftimit policia e qytetit te Beratit ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rrethanat dhe shkaqet e ekzekutimit. Policia ka shoqeruar dhjete persona te cilet jane duke u marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Te 10 personat kane qene te pranishem ne qendren e internetit ku u krye vrasja.Nga keqyrja e qendres se internetit ku ndodhi dhe krimi ekspertet e policise bejne te ditur se kane siguruar disa gezhoja arme automatike te llojit kallashnikov te cilat ishin shkrepur ndaj 33-vjecarit. Ky i fundit mesohet se ndodhej prane qendres se internetit ne momentin qe eshte qelluar me arme zjarri. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes qendra e internetit ishte mbyllur disa minuta me pare dhe i riu ndodhej prane saj ne kohen qe eshte qelluar nga persona ende te paidentifikuar. Ekspertet e policise bejne me dije se i kane shtrire hetimet ne dy pista per zbardhjen e plote te ngjarjes. Krimi dyshohet te kete ndodhur si pasoje e nje konflikti te hershem qe 33-vjecari ka pasur qe prej vitit 1997. Gjate trazirave te 1997-s ai eshte dyshuar se ka kryer nje plagosje ngjarje e cila nuk u zbardh asnjehere nga ana e policise per mungese te provave. Por nje tjeter piste e policise dyshohet se eshte dhe ajo e nje grindjeje te ndodhur ditet e fundit mes tij dhe disa te rinjve te tjere me te cilet viktima dyshohet se ka pasur njohje. Disa dite me pare ai mesohet se ishte zene ne pije e siper me disa bashkemoshatare te tij ne lagjen Kushtrim ngjarje nga e cila ngeli i plagosur lehte me arme te ftohte.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›