Gjendet dy dite pas vdekjes e moshuara
Nje grua e moshuar qe jetonte e vetme ne shtepi pasi femijet i kishte ne emigracion eshte gjetur e vdekur diten e djeshme ne banesen e saj. 78-vjecarja eshte gjetur nga punonjes te zjarrfikeses dhe shpetimit. Sipas ekspertizes mjekoligjore e moshuara kishte vdekur para dy ditesh si pasoje e nje ataku kardiak. Policia ben me dije se viktima eshte Parashqevi Blido 78 vjece. Burime prane Repartit te Zjarrfikeses dhe Shpetimit ne kete qytet bejne me dije se dje kane marre informacionin nga banoret e lagjes 30-Vjetori se 78-vjecarja nuk kishte pare prej ditesh nga fqinjet e aferm dhe ndodhej e mbyllur brenda shtepise se saj. Menjehere punonjesit e ketij reparti mberriten ne banesen e saj ne katin e trete te nje pallati ku dhe gjeten te vdekur brenda shtepise te moshuaren. Kjo e fundit mesohet se u gjet pa jete ne dhomen e saj nderkohe qe shtepia ishte e mbyllur nga brenda. Trupi pa jete mberriti ne morgun e spitalit te ketij qyteti ku u konstatua se e moshuara kishte humbur jeten si pasoje e nje ataku kardiak qe kishte goditur banesen e saj dy dite me pare.