E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet 33-vjecari i denuar per vrasje

Kastriot Dervishi akuzohet se para 14 vitesh vrau babain dhe vellain e te dashures pasi keta te fundit nuk e lejuan te martohej me te

Vrau dy persona vetem per faktin se nuk e linin te martohej me vajzen qe pretendonte se e dashuronte por sot ka perfunduar ne duart e policise. I akuzuari per vrasjen e dyfishte para 14 vitesh tashme do te vuaje denimin e dhene nga gjykata pas hekurave. 33-vjecari Kastriot Dervishi nga fshati Syes i Beratit eshte arrestuar diten e djeshme si rezultat i bashkepunimit ndermjet Drejtorise se Bashkepunimit dhe Koordinimit Nderkombetar me autoritetet policore italiane. Dervishi akuzohet se vrau ne vitet 1997 babain dhe vellain e te dashures se tij. Sipas te dhenave te policise thuhet se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat me vendim te dates 25.05.2001 e ka deklaruar fajtor shtetasin Kastriot Dervishin duke e denuar me 25 vjet burg per kryerjen e veprave penale te Vrasjes me paramendim e kryer dy here dhe Mbajtje pa leje te armeve dhe te municionit luftarak parashikuar ne nenet perkatese te Kodit Penal. Gjithashtu vendimi ne fjale eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlore. Nderkohe policia ben me dije se i kerkuari i drejtesise shqiptare u arrestua diten e merkure ne shtetin italian me qellim ekstradimin te menjehershem ne Shqiperi. Gjate gjithe ketyre viteve Kastriot Dervishi figuronte ne shtetin italian me emrin Lulzim Shkurti lindur ne qytetin e Beratit.

Ngjarja

Tragjedia per familjen beratase ndodhi 14 vjet me pare kur Kastriot Dervishi kandidat per tu bere dhender i kesaj familje u be armik i saj. Ishte viti 1997 kur 33-vjecari kreu vepren e vrasjes ndaj dy pjesetareve te familjes se Ali. D. Sipas te dhenave te policise thuhet se ishte babi i vajzes Aliu dhe vellai i saj Adriani qe nuk ishin dakord qe Kastrioti te fejohej me vajzen e tyre. Familjaret e vajzes mendonin se ai pasi te martohej me vajzen e tyre do ta conte per prostitucion ne Itali. Pavaresisht perpjekjeve te familjareve situata mori nje rrjedhe tjeter. Pas debatesh e konfliktesh te shumta 33-vjecari arriti ne fazen qe te bente vrasjen e dyfishte te babait dhe vellait te vajzes. Menjehere pasi beri vrasjen Kastrioti iu fsheh policise dhe mundi te largohej per ne shtetin fqinj. Gjendja ne te cilen ndodhej Shqiperia ne vitin 1997 i krijoi mundesite autorit te krimit qe te largohej nga vendi pa u vene re. Qe prej asaj kohe e deri diten e merkure ai ishte i lire. Fale bashkepunimit te policise italiane dhe asaj shqiptare u be arrestimi dhe ekstradimi i personit ne fjale ne Shqiperi.

Vendimi i gjykates

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat me vendim te dates 25.05.2001 e ka deklaruar fajtor shtetasin Kastriot Dervishi duke e denuar me 25 vjet burg per kryerjen e veprave penale te Vrasjes me paramendim e kryer dy here dhe Mbajtje pa leje te armeve dhe te municionit luftarak.
Shtetasi Kastriot Dervishi ne daten 03.09.1997 rreth ores 2000 ka vrare me arme zjarri shtetasit Ali D. dhe Adrian D. perkatesisht babe e bir pasi keta nuk e kishin lene te martohej me vajzen dhe motren e tyre A. D. duke menduar se shtetasi Kastriot Dervishi do ta shfrytezonte si prostitute.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›