E Premte, 6 Nëntor 2026

Denaj i përgjigjet Metës: “Buxheti 2021 synon uljen e papunësisë”

Ministria e Financave, Anila Denaj, iu përgjigj Presidentit Ilir Meta, i cili e ktheu ligjin për buxhetin, se ky propjekt-buxhet i hartuar për vitin 2021,  parashikon uljen e papunësisë dhe reduktim të borxhit.

“Dua ti jap një përgjigjem presidentit, kur rritja minimale zeron disa zëra të rritjes. Rritjen e pagave të mjekëve e laborantëve. Në këtë vit është mbështetje dhe në krahasim me vende të rajonit nuk ka ndodhur, Megjithatë Rama e ka bërë këtë për të mbështetur këtë sektor edhe për vijën e luftës COVID.

Synimi i uljes së papunësisë është fokusi i këtij buxheti. Kjo është një përpjekje që realizohet në shumë krahe. Edhe nëpërmjet skemave. Sektorët prioritar, janë arsimi, infrastruktura, shëndetësia…. Është buxheti më i lartë në investime. Në nuk i ndërpremë shpenzimet. I shkurtuam por nuk i prekëm. Arsimi 20 mld lek më shumë. Shëndetësia arrin në 3.7% të PBB. Kemi rritur investimet në Infrastrukturë, e bujqësi. Do jenë likujditet i shtuar në ekonomi. Realizuam një rritje pozitive.

I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë”, tha Denaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›