Denaj me përfaqësuesen e UNDP, diskutim për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim pune në Tiranë, Randi Davis, përfaqësuesen e përhershme të sapoemëruar të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.
Denaj tha se, gjatë takimit biseduan për projektet e përbashkëta dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Do të vijojmë bashkëpunimin me UNDP për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së”, tha Denaj.
Bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, e cila kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 40% të forcës së përgjithshme të punës.
Me 32 vite prezencë në Shqipëri, UNDP-ja mbetet një partner i denjë i zhvillimit të vendit.
/r.e/