Denaj ndan historinë e Gildian Mollës, shembull i të rinjve të përkushtuar në bujqësi

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Gildian Molla, vetëm 26 vjeç, është shembull i të rinjve të përkushtuar në bujqësi.
Pas përfundimit me sukses të studimeve në degën Mbrojtje Bimësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Gildiani ka vendosur të kontribuojë direkt në zhvillimin e fermës familjare në Konispol.
Sot, ai kujdeset me përkushtim për një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, ku kultivojnë kryesisht mandarina, të cilat eksportohen dhe gjejnë vend të sigurt edhe në tregun vendas, duke njohur konsumatorin me cilësinë e lartë të prodhimeve “Made in Albania”.
“Duket se është një sezon shumë i mbarë. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport, por furnizojmë edhe tregun shqiptar”, tregon ai.
Eksportet bujqësore shënuan 19% rritje në sasi gjatë periudhës janar-tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Qeveria ka objektiv për 1 miliard dollarë eksporte deri në vitin 2030.
/a.f/