E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUMANI – Zgjidhet parlamenti i ri mes shqetësimeve të rritjes së ekstremit të djathtë

BUKURESHT, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rumania zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, ndërsa rriten shqetësimet për fuqizimin e forcave ekstremiste të krahut të djathtë, pas zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale javën e kaluar pa kandidatin e ekstremit të djathtë dhe pro rusin, Calin Georgescu, që papritur të merrte kryesimin.

Georgescu mori kryesimin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 22,94% të votave.

Elena Lasconi, që përfaqëson partinë e reformës liberal-konservatore ”Save Romania Union” (USR), pasoi në vendin e dytë me 19,17%.

Partia Social-demokrate (PSD) aktualisht mban bllokun më të madh në parlament, me kryeministrin Marcel Ciolacu që kryeson një koalicion së bashku me Partinë Kombëtare Liberale të qendrës së djathtë (PNL), forca e dytë më e madhe politike.

Megjithatë, për shkak se zgjedhjet presidenciale u kontestuan, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse balotazhi midis Georgescu dhe Lasconi do të zhvillohet siç ishte planifikuar më 8 dhjetor.

Vendimi për këtë pritet javën e ardhshme.

Parashikohet se kjo polemikë e pazgjidhur do t’i japë së djathtës ekstreme në parlament një shtysë edhe më të madhe.

Qendrat e votimit janë planifikuar të mbyllen në orën 20:00 (19:00 GMT).

Parashikimet fillestare priten më vonë në mbrëmje./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›