Dendias takim me kryepeshkopin Joan

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias vizitoi sot Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Në një njoftim, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bën me dije se Dendias u prit nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, me të cilin zhvilloi bisedë në një atmosferë miqësore.
Më pas, i shoqëruar nga kryepeshkopi Joan, Dendias vizitoi varrin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas, ku bëri homazhe në nderim të tij.
Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, vjen në kuadër të vizitës zyrtare të Dendias në Shqipëri dhe takimeve më herët me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.
/e.i/r.e/