TEHERAN – Pezeshkian: Irani është i gatshëm ta sigurojë botën se nuk po synon armë bërthamor

TEHERAN, 25 maj /ATSH-AA/ – Presidenti i Irani, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta sigurojë komunitetin ndërkombëtar se nuk po synon armë bërthamore apo destabilizim në rajon.
“Para martirizimit të Ajatollahut (Ali) Khamenei, udhëheqësit të ndjerë të Iranit, ne deklaruam dhe e përsërisim edhe tani, se jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore”, tha Pezeshkian në deklaratat e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
“Përkundrazi, është Tel Avivi ai që po nxit destabilizimin rajonal”, tha ai, duke akuzuar Izraelin se po ndjek vizionin e “Izraelit të Madh”.
Ai theksoi se negociatorët iranianë nuk do të bëjnë kurrë kompromis për “nderin dhe dinjitetin” e vendit.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dje deklaroi se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe më pas u zgjat pafundësisht nga presidenti Trump. /os/