Deniau: Ka pasur vjedhje gjatë zgjedhjeve

Ambasadori i Francës në Beograd, Francois-Xavier Deniau, ka deklaruar se në Kosovë ka pasur vjedhje në zgjedhje. Megjithatë, ai ka thënë se ka vënë në dukje edhe disa askete pozitive.
"Shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e dinë se bëhet fjalë për një shtet të ri që nuk ka përvojë me demokracinë parlamentare", ka thënë Deniau. Sipas tij, aspektet pozitive të zgjedhjeve janë mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve, mundësia e kundërshtimit, ekzistimi i organeve të drejtësisë që mund të analizojnë faktet dhe të marrin vendime, përfshirë këtu edhe vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve.
"Ky është përparim në të mësuarit e demokracisë", vlerësoi ai.