Greqi, në grevëpunonjës të transportitdhe shëndetësisë
ATHINË- Punonjësit e transportit urban, mjekët, avokatët dhe farmacistët në Greqi fillojnë sot grevat treditore, në shenjë proteste kundër dy projekt-ligjeve të qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe shtrëngim financiar.
Punonjësit e transportit publik janë në grevë tashmë që prej disa javësh, pasi dialogu mes tyre dhe Ministrisë së Infrastrukturës rreth ndryshimeve në marrëdhëniet e punës vazhdon dhe epilogu i tij është i paqartë.
Sot, në Athinë sot kanë qarkulluar autobusë dhe tramvajet, ndërsa llojet e tjera të transportit do të punojnë në mënyrë normale.
Për sot dhe nesër, greva paralajmëruan edhe punonjësit në kompaninë hekurudhore OSE dhe në hekurudhën elektrike.
Këto ditë nuk do të qarkullojnë asnjë lloj i trenave të operatorit hekurudhor Trenose, si dhe autobusë nga Patra deri në Kiato.
Nga sot deri të premten do të jenë të mbyllura edhe farmacitë në Greqi sepse në grevë janë edhe farmacistët, të cilët protestojnë kundër propozim ligjit të qeverisë për liberalizim të profesionit të tyre. Edhe avokatët paralajmëruan protesta treditore sepse nuk janë të kënaqur nga projekt-ligji për zvogëlimin e të ardhurave të tyre. Nesër në Greqi nëpër rrugë do të dalin edhe mjekët.
(m.a/mia/BalkanWeb)