SHBA, digjet banesa, 4 persona të vdekur
4 persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi të djegur në zonën perëndimore të shtetit të Inidanas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia kishte tentuar të hynte në banesë për të verifikuar nëse banorët ishin në gjëndje të mirë shëndetësore. Trupat e pajetë të 4 personave janë gjetur nga policia në ambjentet e brendshme të shtëpisë, ku gjithashtu janë gjetur shenja të një zjarri. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e situatës ndërkohë që do të bëhet edhe autopsia e viktimave.