Denime me burg per ish-komisoneret e zgjedhjeve 2007
Prokuroria dhe gjyqesori shqiptar nxjerrin pergjegjesite e para penale per nje proces zgjedhor te zhvilluar ne Shqiperi. Edhe pse nuk behet fjale per ballafaqimin elektoral te 28 qershorit 2009 por ate te 18 shkurtit 2007 serish duhet thene se vendimet e marra ne 26 nentor te ketij viti nga Gjykata e Rrethit te Vlores perbejne nje precedent me rendesi. Jane rreth 16 vendime denimi me burg te cilat kane vene para drejtesise disa anetare te Komisionit te Qendres se Votimit nr. 4423 fshati Babice e Vogel ne Komunen Qender ndash Vlore. Shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh dhe i rezultatit te zgjedhjeve kjo eshte akuza e ngritur nga prokuroria e cila ka rezultuar si e vertete duke shpallur fajtor 16 ish-komisionere qe regjistrohen si fajtore per deformim te rezultatit elektoral. Referenca ligjore e perdorur ne kete rast lidhet si me Kodin Penal nenet 25 55 248 dhe 326 por edhe me Kodin Zgjedhor ne fuqi ne nenin e tij 179/4 qe percakton sanksione per Shkelje dhe parime te Kodit. Ka disa elemente qe bien ne sy ne kete akt te gjykates si per sa i perket raportit te tij me kerkesen e organit te akuzes ashtu edhe per sa lidhet me efektin qe ky vendim mund te kete ne pikepamje politike.
Keshtu ne parashtrimin e ceshtjes nga organi i akuzes per shumicen e te akuzuarave eshte kerkuar nje mase prej 9 muajsh burg gjobe prej 500 000 lekesh ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike per nje periudhe prej 3 vjetesh por edhe detyrimin e te akuzuarve per te publikuar vendimin e dhene nga gjykata. Kjo e fundit eshte mjaftuar me vetem 6 muaj burg duke e ulur masen e ndeshkimit per komisioneret e Komunes Qender ndash Vlore. Nje kuptim me te sakte te arsyeve te vendit jep pjesa arsyetuese e tij e cila i referohet nje akuze qe eshte teper e rende falsifikim i rezultatit elektoral. Komisioni i Qendres se Votimit dhe KSZV kane shkelur Kodin Zgjedhor dhe kane falsifikuar rezultatet e votimit ku per pasoje nuk ka fituar ne zgjedhje kandidati Fredo Berberi dhe eshte shpallur fitues nje kandidat tjeter. Ne materialet zgjedhore mungonin procesverbali i hapjes dhe procesverbali i mbylljes se kutive te votimit mungonin kunderfletet per fletet e votimit...shumica e votuesve nuk kishin numrin e pasaportes firmat nuk ishin te tyret dhe ishin nga e njejta dore ka rritje fiktive te numrit te votuesve nisur edhe nga ndryshimi i madh i numrit te votuesve krahasuar jo vetem me realitetin e votuesve por edhe me zgjedhjet e meparshme... veren gjykata ne parashtrimin e saj. E gjithe kjo ka rendesi per te kuptuar mekanizmin e perdorur ne normalizimin e procesit elektoral brenda nje pamjeje formalisht te rregullt ligjore edhe pse jo e panjohur me pare skema aktualizohet si problematike per shkak te ngritjes se saj si shqetesim politik i kategorise se pare sidomos per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Gjykata konkludon se keqperdorimi i listes se zgjedhesve ka sjelle nje skenar te zhvilluar ne shkelje te hapur te ligjit i cili nga ana e tij i jep nje shtyse me shume argumenteve me te reja te Partise Socialiste per zhvillimet e pritshme me 8 maj 2011. Sipas listes perfundimtare te zgjedhesve sipas numrave te dokumenteve te identifikimit kane votuar 327 votues kane firmosur 309 votues ndersa sipas procesverbalit te Grupit te Numerimit ishin 419 flete votimi ne kutine per kandidat per kryetar dhe 415 flete votimi ne kutine per Partite Politike dhe koalicionet... konstaton gjykata e drejtuar ne kete seance nga gjyqtari Albert Spiro. Nje mosperputhje flagrante numrash e cila sado minimale te ngjaje ne raport me kazusin e Ruzhdies percaktohet si mekanizem i vertete manipulues. Prej supozimit dhe akuzes e deri ne konstatimin e gjykates bie ne sy nje perputhje e plote e vepres ne fjale e cila si pasoje te drejtperdrejte ka deformimin e rezultatit dhe prodhimin e nje rezultati te paqene. Ne pikepamje politike eshte me shume rendesi te nenvizohet edhe fakti se ceshtja ka te beje me zgjedhjet e 2007 pergjithesisht te pranuara nga te gjitha palet dhe te pakontestuara gjeresisht. Per kete arsye precedenti qe vjen nga Vlora padyshim qe hap nje rruge ne normimin e sanksioneve shtese per administruesit e zgjedhjeve por edhe per argumentimin e asaj fushate denoncimi qe PS ka nisur qe tani per procesin e 8 majit 2011 e qe kryesisht po perqendrohet te ceshtja e listave.