E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeverise i kane mbetur 400 milione leke per faturen e demeve ne Veri

Permbytjet mund te shkaktojne nje kosto 10 miliarde leke

Fundi i vitit e gjen arken e Kryeministrit ne vlera modeste ne raport me nevojat e vendit per raste emergjence. I konsideruar si ze me vete ne buxhetin e Kryeministrit fondi rezerve parashikonte per te gjithe vitin 2010 rreth 2.5 miliarde leke shpenzime per rastet emergjente. Te pakten deri ne muajin shtator ky fond ishte prekur 64 here permes vendimeve te vecanta me vlere rreth 2.1 miliarde leke duke lene te paprekur rreth 400 milione leke. Kujtojme se ne muajin tetor ka pasur te tjera vendime te qeverise qe preknin fondin rezerve i perdorur per kurimin e disa personave jashte vendit.

Aktualisht qeveria eshte duke perdorur te gjitha kapacitetet e saj per te menaxhuar situaten dhe demet ne Veri. Ministria e Financave ka leshuar nje sere urdhrash qe lejojne perdorimin e rezervave permes rialokimeve ndersa demet vijojne te shtohen. Te pakten deri tani nuk ka nje perllogaritje zyrtare te demit te krijuar nga permbytjet ne Veri si dhe ne zona te vecanta te vendit por eksperte prane Shtabit te Emergjencave te cilet qendrojne gjithe diten ne terren duke u perballuar me situaten e veshtire permendin shifren e te pakten 10 miliarde lekeve. Ne fakt e njejta shifer qarkulloi edhe ne permbytjet e para te fillimvitit 2010 por me pas rezultoi qe nuk ishte me shume se 600 milione leke te pakten kete shifer dhane autoritetet. Nje dite me pare sekretari per Ceshtjet Ekonomike ne Partine Socialiste Ervin Bushati publikoi llogaritjen e bere nga departamenti i tij sipas se ciles demi ekonomik nga permbytjet mund ta kaperceje shifren e 14 miliarde lekeve.

Deri ne fund te nentemujorit 2010 fondi rezerve i buxhetit te shtetit eshte prekur nepermjet 64 vendimeve te Keshillit te Ministrave ne shumen prej rreth 2.1 miliarde lekesh nga 2.5 miliarde leke te planifikuar per tu perdorur ose rreth 84.8 per qind e tij.

Per te perballuar demin e permbytjeve dhe menaxhimin e situates me ndihma qeveria mund te perdore edhe fondin kontigjence qe per 2010-n u vendos te ishte 2.7 miliarde leke dhe qe perdoret kryesisht per te ruajtur deficitin buxhetor nga shpenzimet e larta te paparashikuara. Konkretisht fondi i kontigjences prej 2.7 miliarde lekesh i ekzekutuar deri ne fund te nentemujorit 2010 eshte perdorur ne rreth 1.5 miliarde leke per shpenzime operative dhe te mirembajtjes dhe rreth 1.2 miliarde leke per subvencion. Pra ne kete ze qeverise i mbeten vetem 400 milione leke te fondit rezerve si mundesi per te perballuar katastrofen.

Sipas pasqyrave te buxhetit mesohet se gjate ketij viti rreth 20.9 per qind e fondit rezerve ose rreth 443.1 milione leke i jane dhene Ministrise se Brendshme e cila i perdori per emergjencat civile ne Qarkun e Shkodres per te perballuar situaten e shkaktuar nga permbytjet natyrore ne fillim te vitit si dhe per demet e shkaktuara ne objekte prone private si rrjedhoje e termetit ne Qarkun e Dibres per rreshqitjen e dherave ne disa zona etj.

Niveli i fondit rezerve te Keshillit te Ministrave dhe kontigjences per ruajtjen e deficitit per vitin 2011 parashikohet te rritet ne masen 1.1 miliarde leke duke kaluar nga 5.2 miliarde leke ne buxhetin e rishikuar 2010 ne 6.4 miliarde leke per vitin 2011. Rritja e ketij fondi i dedikohet kryesisht zerit kontigjence per ruajtjen e deficitit i cili eshte rritur ne masen 2.1 miliarde leke per te shtuar sigurine ndaj risqeve potenciale. Nga ana tjeter Fondi Rezerve i Keshillit te Ministrave ka pesuar reduktim ne masen 1 miliard leke krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›