Jam i zhgenjyer nga koleget e opozites per qendrimet dhe mospjesemarrjen ne terren
Si paraqitet situata aktuale ne Qarkun e Shkodres
Situata mund te konsiderohet e rende ka nje agravim te saj keto dy ditet e fundit. Ka nje avancim te siperfaqeve te permbytura aktualisht jane 13 mije hektare. Por problemi kryesor i ketyre diteve ka qene ai i punes me njerezit me evakuimin e tyre nga zonat e permbytura sidomos ne ato zona te cilat kane nje situate te renduar si Oboti Dajci nje pjese e Velipojes etj. pa perfshire ketu gjysmen e Shkodres sic eshte lagjja Xhabije dhe Livadha.
Si i shikoni perpjekjet qe po bejne Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera shteterore per normalizimin e situates A jane ato ne kuotat maksimale
Absolutisht qe ka nje angazhim tejet maksimal nga qeveria nepermjet ngritjes se Komitetit Nderministror qe funksion gjate gjithe dites dhe nates. Po keshtu ne kete komitet jane te strukturuar ushtria dhe policia numri i te cilave e kalon 1 mijeshin. Nje pune e madhe po behet ne ato zona qe jane plotesisht te izoluara si Dajci Velipoja Oboti etj. te cilat kane pesuar nje izolim te dyfishte. E para sepse eshte izolimi per te shkuar aty dhe pastaj izolimi i tyre me fshatrat. Ne takimin qe Kryeministri Berisha pati me komitetin nderministror ne Shkoder u vendos theksi te gatishmeria e sistemit hekurudhor dhe po keshtu krijimit te kushteve te pershtatshme per evakuimin e banoreve. Mund te them qe ka nje angazhim maksimal te te gjitha strukturave dhe ne menyre te vecante do te vecoja ushtin dhe kryetaret e komunave dhe te bashkive te ketyre zonave.
Si mendoni ne permbajtjet e ketij muaji faji i shkon me shume natyres apo qeverise Mendoni se eshte bere maksimumi gjate ketij viti per ruajtjen dhe forcimin e argjinaturave
Koha e tregoi se ky nuk eshte me nje problem argjinaturash dhe kanalesh sepse dhe argjinaturat me te larta qe kane qene ketu tani po rrezikohen seriozisht te kalohen nga uji. Ky eshte nje proces kompleks sepse nga shtrati kane dale edhe perrenjte liqeni uji ka dale nga lumi i Bunes nga hidrocentralet etj. Po keshtu nepermjet mediave kemi mesuar se ka probleme kudo ne vend edhe ne Fier edhe ne Berat dhe ska lidhje me argjinaturat. Ky fenomen duhet te percjelle me qetesi dhe maturi dhe ndihma duhet te vije edhe nga krahu opozitar sepse une personalisht jam i zhgenjyer nga qendrimet e shkrehura nga ana e tyre dhe mosprania e tyre ne keto zona.
Cila mendoni se do te jete kostoja e permbytjeve te dhjetorit ne Shkoder
Eumlshte shume e veshtire te kalkulosh kosto dhe deme pasi kemi te bejme me nje Nenshkoder e cila eshte plotesisht nen uje kemi te bejme me deme te pallogaritshme. Por fakti qe nuk ka deme ne njerez ne na ben optimiste por kostoja eshte e larte.
Kur pritet te ndodhe sipas jush normalizimi i situates ne Qarkun e Shkodres
Sherbimet sinoptike po parashikojne qe reshjet do te vazhdojne dhe ne kete kuader une do te thosha qe ky eshte fenomen qe do te zgjase pasi pasojat pas permbytjes pritet te kerkojne gjithashtu kohen e tyre. Kur te mos kemi prezencen e ujit do te kemi probleme te tjera dhe ndaj mund te them qe gjendja do te kerkoje kohe te normalizohet.