E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënime të rrepta për mercenarët në Libi

Një gjykatë ushtarake e drejtuar nga regjimi i ri në Libi ka dhënë dënime të rrepta, përfshirë një dënim të përjetshëm, një grupi të njerëzve nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, të akuzuar se kanë punuar si mercenarë për Muamer Gadafin në konfliktin e vitit të kaluar, që çoi edhe në rrëzimin e tij.

Vendimet u shpallën në Tripoli për 19 ukrainas, tre bjellorusë dhe dy rusë.

Një nga rusët, i akuzuar se ka qenë koordinator i grupit, u dënua me burgim të përjetshëm. 23 të tjerët morën secili nga 10 vjet.

Është raportuar se të dënuarit do të apelojnë dënimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›