E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimi i Dishos, Omonia: Sulm ndaj minoritetit

Naum Disho

Sulm ndaj minoritetit grek e ka quajtur organizata Omonia, dënimin me një vit burg të Naum Dishos, nga gjykata e faktit në Korçë, me akuzën e dhunimit të varreve të vjetra të fshatit Boboshticë

Nënkryetara e kësaj organizate, Elenica Kotelli në një deklaratë për shtyp, tha sot se kohët e fundit kundër Omonia-s dhe kreut të saj është ndërmarë një sulm i paprecedent nga organet e drejtesisë

Ajo theksoi se vendimi gjykatës kundër Dishos është një sulm i hapur kundër vllahofonëve dhe kundër minoritetit grek ne Korçë.

Ajo akuzoi drejtësinë shqiptare për njëanshmëri në trajtimin e çështjeve dhe marrjen e vendimeve, pasi sipas saj, drejtësia shqiptare nuk ka marrë asnjë të pandehur për djegien e kurorave ne memorialin grek në fshatin Boboshticë apo vrasjes, siç tha ajo, të bashkëpatriotit tonë në Himarë, Aristotel Guma.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›