E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimi i Gjiknurit, grupi i PS: Akt antiopozitë

Partia Socialiste reagoi për atë që ajo e quajti sulm antiopozitë, pezullimi me nje jave te deputetit Damian Gjiknuri nga komisionet parlamentare.

Në emër të grupit parlamentarë të Partisë Socialistë, nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle dënoi sjelljen e Byrosë e Kuvendit me deputetin, Damian Gjiknuri. PS dënon gjithashtu edhe shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor mbi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për Kryetar të KQZ, duke e cilësuar këtë një synim të mbrapshtë të maxhorancës.

Deklarata e grupit të PS-së

Në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon sjellja brutale dhe represive ndaj opozitës, vazhdon shkelja e rregullores dhe e ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet e Kuvendit me institucionet e tjera. E fundit ndër to është edhe përpjekja e mazhorancës për të imponuar sot në Komisionin e Ligjeve shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor mbi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për Kryetar të KQZ; si edhe fyerjet e rënda ndaj deputetit Damian Gjiknuri, pasi ai nuk lejoi të shkelet Kodi Zgjedhor dhe as të procedohet më tej me këto shkelje.

Është e turpshme që pas kësaj, mazhoranca, në vend që të kërkoj ndjesë për shkelje të ligjit dhe fyerje të deputetit, përkundrazi, nëpërmjet byrosë së kontrolluar prej saj merr masë përjashtimi nga punimet e komisionit të deputetit Gjiknuri, bashkëkryetar të hartimit të Kodit Zgjedhor. Është i qartë synimi i mbrapshtë i këtij akti antiopozitë në një moment delikat dhe të rëndësishme të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të vendosur dhe do bëjnë gjithçka për zbatimin korrekt, pa imponime dhe dredhira politike të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit në tërësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›