Miratohet projekti për hetimin e zgjedhjeve

Miratohet kërkesa e PS-së për shqyrtimin e projekligjeve për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pavarësisht replikave dhe debateve në seancë plenare, Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe 3 abstenime këtë shqyrtim që do të bëhet në seancën e datës 18 mars.
Votimi me elektronikë u zhvillua pas debatesh të shumta mes kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të grupit të PS-së Gramoz Ruçi dhe deputetit të PD-së Ilir Rusmali.
Ky i fundit tha se projektligji dhe as projektvendimi nuk mund të imponohet duke bërë thirrje që Kuvendi të mos shkelë rregulloren.
Kryeministri Berisha kritikoi ndërkohë opozitën duke thënë se ka çuar në Kuvend në të njëjmtën kohë, edhe projektligjin edhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit që do të veprojë mbi bazën e ligjit, duke mos lënë kohë që ai të hyjë në fuqi.
Ndërkohë deputeti i PS-së Gramoz Ruçi kërkoi që propozimet e opozitës të trajtohen me procedurë të përshpejtuar si një emergjencë.