Denimi i te miturve, diskutohet ndryshimi i ligjit

Ata kane sugjeruar qe ne reformen per drejtesine, te behen ndryshime ne ligj per te miturit dhe te parashikohen denime alternative.
“Te miturit sot vazhdojne te denohen me burg dhe vazhdojne te marrin masa sigurie arrest me burg. Kjo eshte shume e demshme pasi i fut ata ne boten e krimit. Duhen dhene denime qe i lehtesojne atyre riintegrimin ne shoqeri”, u shpreh Endrit Shabani, nga TIA.
Sherbimi i Proves eshte nje nga drejtorite me te reja ne Ministrine e Drejtesise qe do te vleresoje ngritjen e seksioneve te posacme per te miturit.
“Kemi nisur pergatitjen e raporteve per gjykaten. Ne kemi kerkesa per pergatitjen e raporteve vleresuese para dhenies se vendimeve per denimet alternative”, u shpreh drejtori i Sherbimit te Proves, Arben Sefgjini.
Ne kete tryeze u diskutua ne lidhje me sjelljen qe duhet te ndryshojne si e gjykatesit, prokuroret apo deri tek policet ne lidhje me te miturit.