“Kursanti”, në pranga 3 të rinj për trafik narkotikësh
Në kuadër të operacionit “Kursanti” janë vënë në pranga tre të rinj dhe është sekuestruar një sasi droge e llojit canabis sativa. Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës gjatë mbrëmjes së djeshme.
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona të akuzuar për trafikim lëndësh narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “Kursanti” janë vënë në pranga tre të rinj dhe është sekuestruar një sasi droge e llojit canabis sativa.
Mësohet se arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës në zonën afërsi të kryqëzimit të farmacisë Nr.10 në Tiranë.
Të arrestuarit janë Ardit Hoxha dhe Julian Plaka, të dy studentë, të moshës 21 vjec.
Ndërkohë, u arrestua pranë godinave të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, 23 vjeçari Shkëlzen Kërçuku nga Kavaja, punonjës policie, kursant, ndërsa iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, një pistoletë, një palë pranga të policisë, dhe një thikë. (e.n/ata/BalkanWeb)