E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimi i të miturve, ZMQ: Duhen reforma në drejtësi

Nevoja e përfshirjes në legjislacionin shqiptar të dënimeve alternative për të miturit, ka detyruar përfaqesues të ZMQ, TIA dhe UNICEF të hedhin propozimet e tyre në përfundim të një programi 2 vjecar. Shqipëria mbetet ende larg standarteve. 

TIRANE- Dënim alternativ për të miturit me qëllim integrimin e tyre sa më të shpejtë në botën reale dhe jo në atë të krimit, ka qenë tema e takimit të Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, përfaqësues të Transparenc International dhe UNICEF. Në përfundim të projektit për gjetjen e masave alternative Endrit Shabani, përfaqësuesi i ZMQ-së tha se ka patur hapa pozitiv drejt këtij lloj dënimi edhe pse drejtësia shqiptare mbetet ende larg standardeve.

“Bën një diskutim me personat të cilët kanë ndikim në reformat në drejtësi që për të miturit të jepen dënime alternative. Dënime të cilat i japin mundësi të miturve të riintegrohen në shoqëri, sepse nëse ata do të vuanin dënim me burg atëherë ata do të integroheshin më tepër në botën e krimit. 3 vjet më parë disa përqind e dënimeve për të miturit ishte me arrest me burg, tashmë 44 për qind e vendimeve nga Gjykata për të miturit janë dënime alternative. Është akoma e nevojshme që gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshojnë pjesë nga sjellja e tyre, si dhe sjelljes së policisë të cilët janë të parët që ndeshen me të miturit. Ka shumë gjëra që duhen ndryshuar në sjelljen e tyre”- u shpreh Drejtor i programit, ZMQ Endrit Shabani.

Programi synoj të krijojë një reformë në sistemin e drejtësisë për të miturit që dënohen njësoj si të rriturit dhe vuajnë dënimin përkrah tyre duke i lënë këtyre të fundit të vetmen mundësi, atë të integrimit në botën e krimit. Në Kodin Penal bashkëpunimi në një krim me të rriturit, por edhe për të miturit është ende një rrethanë që e dënon atë. Ndërkohë që për kategorinë e të miturve duhet të jetë një rrethanë lehtësuese. Edhe institucioni i Shërbimit të Provës i krijuar së fundmi në funksion të dënimeve alternative mbetet ende larg realizimit të qëllimit për të cilin u ngrit edhe për shkak të trajnimit të punonjësve të cilët ende nuk dinë si të sillen me të miturit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›