E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denimi per ish-zv/ministrin eshte konsideruar i ulet

Prokuroria e Tiranes ka apeluar dje vendimin e dhene nje jave me pare me pare nga ana e Gjykates se Tiranes per abuzimet me tenderet e Ministrise se Transporteve. Vendimi i dhene nga ana e togave te zeza ne Gjykaten e Tiranes eshte cilesuar shume i ulet nga ana e prokurorise per shtate te pandehurit. Pretendimi i dhene nga ana e prokurorit nuk ka perjashtuar as ish-zevendesministrin e Transporteve, Nikolin Jaka, per te cilin u kerkua 3 vjet heqje lirie nga ana e prokurorise. Gjithashtu teper i ulet per organin e akuzes ka qene edhe vendimi i dhene edhe per ish-drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve, Ilirjan Berzani. Vendimi i dhene nga ana e gjykates do te apelohet nga ana e prokurorise ne ditet ne vazhdim. Nderkohe qe Prokuroria e Tiranes do ta shqyrtoje edhe menyren e argumentimit te vendimit te dhene nga ana e Gjykates se Tiranes, per te kryer me pas edhe apelimin e vendimit te dhene. Nje jave me pare Gjykata e Tiranes ka shpallur vendimin e saj per shtate te pandehurit te akuzuar per "Korrupsion pasiv". Keshtu togat e zeza kane denuar me tete vjet e te muaj heqje lirie e nje shume te vogel te hollash shtate te pandehurit. Nderkohe qe, nga tre vjet te kerkuar per ish-zevendesministrin nga ana e prokurorise, gjykata e ka denuar kete te fundit me 1 vit e 20 dite heqje lirie. 2 vjet heqje lirie ka vendosur dje Gjykata e Tiranes per te vuajtur denimin i pandehuri Ilirjan Berzani nga 6 vjet heqje lirie te kerkuar nga ana e prokurorit. Gjykata e Tiranes po dy dite me pare shpalli fajtor dhe denoi me nje vit me pak se kerkesa e bere nga ana e prokurorise ish-drejtorin e Drejtorise Juridike, Arjan Shetin, po aq per ish-drejtorin e Prokurimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, Bashkim Kamberin, ish-drejtorin e Drejtorise se Koordinimit ne Drejtorine e Rrugeve, Xhevahir Mucogllava, si dhe dy biznesmeneve, Isuf Ukperaj dhe Skender Bokciu. Vendimet e dhena nga ana e gjykates kane qene shume te uleta se ato te kerkuara nga ana e prokurorise, te cilat kane sjelle pakenaqesi nga ana e organit te akuzes.

Redinalda Caushaj

Akuzat per 15 tendere

Shtate te pandehurit u arrestuan ne shtator te vitit te kaluar gjate operacionit te koduar "Duart e pastra", per abuzimet me tenderet e Ministrise se Transporteve. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, 15 ishin tenderet per te cilet kishin abuzuar zyrtaret e ministrise, midis tyre edhe supervizonin i rruges Durres-Kukes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›