Stojani: Ministri s'kishte portofol, ndryshe do ta vidhja
I vogel ne trup, por camarrok, me floke te zeza, te afrohet dhe te pershendet. Ky eshte Saleo Stojani, 15-vjecari, i cili, pasi kryente nje vjedhje ne kryeqytet, shkonte vete ne komisariat edhe tregonte. Numri i vjedhjeve te kryera prej tij ka arritur mbi 200. Stojani ndihet i penduar per keto vjedhje, duke treguar se i perkasin te kaluares. Ai tregon se pas denimit do te bashkohet me motren e tij, e cila ndodhet ne Greqi. Duke qeshur dhe me humor qe nuk i mungonte asnjehere, Stojani tregon se edhe ministri Alibeaj, apo edhe vete drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, nese do te kishin ndonje portofol me vete nuk do ta kuptonin nese do jua vidhte.
Sa vjec je dhe per se akuzohesh?
Jam 15 vjec dhe akuzohen per vjedhje te ndryshme mbi 200, per te cilat me kane detyruar t'i vjedh. Une ne fakt jam denuar me 3 vjet e kater muaj nga ana e Gjykates se Tiranes per disa vjedhje qe kam bere. Por serish do te nise nje proces gjyqesor per mua per vjedhje te tjera.
Po tutoret e tu kush jane?
Ata duhet te ishin ne qeli, sepse ata me kane shfrytezuar mua.
A je penduar per keto vjedhje qe ke bere?
Sigurisht qe jam penduar, prandaj edhe i kam pranuar te gjitha vjedhjet qe kam bere, te cilat jane te panumerta. Ato i perkasin te kaluares, kam qene i vogel dhe nuk mund t'i quash qe i kam bere.
Cfare do te besh nese do te dalesh nga burgu?
Pasi te perfundoj denimin do te shkoj te motra ne Greqi. Nuk dua te futem me ne burg, ndaj dhe kam pranuar vjedhjet per te cilat akuzohem dhe kam edhe nje gjyq per te marre denimin. Te kishte ndonje portofol ne xhep ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj nuk do ta kishte kuptuar se si do ia merrja, sepse me eshte bere syri baker per leke, por jo me ministrin, por me drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra.
Si te duken ambientet tani?
Shume mire ne krahasim me ambientet e para.