E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te pagjeturit, nje nga brengat me te medha"

"Ceshtja e pazgjidhur e te pagjeturve eshte nje nga brengat me te medha te Kosoves". Kete e deklaroi dje, Presidenti i Republikes, Fatmir Sejdiu, gjate nje takimi me Francois Stamm, udheheqes i operacioneve te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq (KNKK) per Evropen dhe Ameriken Veriore. Sejdiu tha se pa zgjidhjen e kesaj ceshtjeje te ndjeshme, eshte veshtire te arrihet pajtimi qytetar. Ne kete kontekst, ai kerkoi qe te behet cdo gje qe eshte e mundur per ndricimin e fatit te secilit individ te pagjetur, sepse mos-hapja e kesaj teme, sic po perpiqet te beje Serbia, eshte nje njolle e keqe. "Ne besojme se Serbia di saktesisht per te gjithe personat e pagjetur, por nevojitet nje presion me i madh nderkombetar qe ajo t'i jape keto te dhena", pohoi Sejdiu. Ai kerkoi dhe qe Kryqi i Kuq i Kosoves te ndihmohet per anetaresim ne Kryqin e Kuq Nderkombetar dhe ne Gjysmehenen e Kuqe, si shenje e identitetit dhe e mevetesise Republikes se Kosoves. Menjehere pas luftes ishin evidentuar 5 980 kosovare te zhdukur, ndersa aktualisht jane me se dymije. Deri tani, nga varrezat masive ne Serbi autoritetet e Beogradit kane kthyer ne Kosove trupat e 707 shqiptareve ne 18 kontingjente te vecanta, si dhe 90 qeska me mbetje mortore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›