E Diel, 1 Nëntor 2026

"S'do te benin keq te na vinin dhe nje pishine"

Redinalda Caushaj

Te kenaqur me ambientet e reja, por nuk do te kishin kundershtuar as ndonje pishine, nese do t'ua kishin ngritur ne burg. Keshtu jane shprehur te miturit e paraburgosur ne Burgun 313, ku dje jane inauguruar edhe ambientet ku jetojne cdo dite. Shtate qelite e te miturve jane kthyer si ne nje shtepi komode per ta. Ngjyra e dhomes e bardhe, me tre krevate komode, nje tavoline ne mes, anash te cilave qendronin tre karrige, per secilin prej tyre. Ne nje cep te dhomes ishte vendosur nje dollap, ku keta te fundit mund te vendosin sendet e tyre. Ne dhoma nuk do te mungonte as televizori i pajisur me dixhitalb, ku femijet te kishin mundesi te shihnin filma te ndryshem. Kjo ka qene edhe dhurata qe UNICEF ne bashkepunim me KE ne Tirane kane mundesuar per femijet e paraburgosur. Per disa muaj me radhe pune ne keto ambiente, dje te 21 te miturit, te cilet ndodhen ne Burgun 313 "Jordan Misja" dukej sikur ishin ne enderr pasi i kane pare qelite e tyre. Rehabilitimi i ketyre ambienteve nga ana e ketyre institucioneve tenton te krijoje nje model per trajtimin e te miturve ne paraburgim. Per disa muaj me radhe te shtata qelite e te miturve, te cilat ndodhen ne katin e pare te burgut i ishin nenshtruar rikonstruksionit. Pervec kesaj, te miturive qe ndodhen ne paraburgim iu jane rikonstruktuar edhe dhomat e argetimit, te cilat jane pajisur me kompjutere si dhe banja me te gjitha standardet qe duhet te kete nje familje dhe qe nuk mund te imagjinohen ne nje ambientet burgu. Realizimi i ketij projekti eshte bere ne kuader te reformes per drejtesine per te miturit ne Shqiperi, i drejtuar nga Ministria e Drejtesise dhe i mbeshtetur nga Komisioni Evropian, Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe ne bashkepunim me UNICEF. Si drejtues i ketij projekti ministri Alibeaj ishte i pranishem dje ne inaugurimin e dhomave te paraburgimit duke qene me afer te miturve. Gjithashtu ne kete inaugurim moren pjese edhe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra dhe ai i Burgut 313, Sajmir Mulgeci, donatoret e ketij projekti ne ndihme te te miturve ne paraburgim, KE, UNICEF dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim. Me syte te cilet u shkelqenin te miturit i afroheshin ministrit Alibeaj. Ky i fundit organizoi edhe nje takim me ta. Midis shume femijeve, te cilet ishin prane ministrit ishte edhe Staleo Stojani, i cili shfrytezoi edhe menyren me te mire per t'u afruar me te gjithe, pikerisht me shprehej e tij "jam i lojtur ore, jam i shkare", shprehje e perdorur nga nje prej aktoret e tij te preferuar. Te gjithe femijet kane treguar pendese te tyre ne lidhje me veprat e kryera nga vete ata. Ndersa Alibeaj i ka pyetur se a do te kryenin me keto vepra penale, femijet i kane premtuar se nuk do ta benin me. "Do te kryejme projekte te tjera per t'u ardhur ne ndihme te paraburgosurve dhe per t'u krijuar kushtet e pershtatshme", ka bere me dije dje ministri Alibeaj. Ndersa ministri fliste te miturit gati fluturonin nga gezimi per ndryshimet qe ishin bere ne qeli. Ata vete i kane bere me dije jo vetem ministrit, por edhe drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra, se ambientet e burgut ishin shume te mira. "Na beni edhe nje pishine dhe do shnderrohet si hotel me pese yje, se ne hotel me kater yje kam qene", i ka kerkuar duke qeshur Staleo Stojani ministrit dhe drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve. Ndersa keta te fundit kane buzeqeshur ne lidhje me kerkesen e bera nga Stojani. Por jo vetem gezime dhe hidherim do te shihje ne syte e miturve. Ndersa te tjeret gezonin per ambientet e krijuara, Enea, 15 vjec, nga Elbasani, nuk ka levizur nga salla e kompjutereve. Eshte nje nga te miturit qe te ben pershtypje teksa i shef dy tatuazhet e tij, nje ne dore dhe nje ne qafe. I vogel ne trup e ne moshe, por shume i bindur se nje dite do te fitoje pafajesine e tij. Enea tregon se eshte i pafajshem dhe nuk do te qendroje me ne kete burg. "Akuzohem per nje vjedhje makine, te cilen nuk e ka kryer", ka bere te ditur Enea. "Deri tani nuk ka ardhur ndonje te me marre ne pyetje, por une po perpiqem te vertetoj se nuk jam fajtor", vazhdon ai. Ai ka vetem tre muaj ne kete dhoma paraburgimi. I ka shume pasion kompjuteret dhe kohen e lire e me to. Por, nga ana tjeter, Enea e kalon kohen e tij te lire edhe duke lexuar ndonje liber, apo duke pare televizor. Shpeshhere te flet edhe anglisht shume mire, pasi per 3 vjet me radhe ka jetuar ne Angli. Per te mos harruar gjuhen, ai hap vetem programe angleze ne kompjuter. Nderkohe qe afer Eneas qendron edhe Aleksandri, shume capken dhe nuk mohon asgje nga ato qe ka bere. "Akuzohen per te njejtat vjedhje qe ka bere edhe Staleo", tregon ai. Se bashku me mua ka marre pjese edhe Makleani", vazhdon ai. Ndersa pranon vjedhjet, Aleksandri tregon se shoku i tij eshte i lire, pasi eshte vetem 11 vjec dhe asnje nuk mund ta arrestoje. Ndersa per uniformat blu i mituri, por edhe per lagjen "Laprake" eshte kthyer ne tmerr te vertete. Kjo eshte dhe lagjja ne te cilen jeton dhe ka kryer numrin me te madh te vjedhjeve, te cilat deri me sot kane kaluar ne 300 vjedhje banesash, por tani ne loje kane hyre edhe makinat. Aleksandri tregon se shoku i tij i kryen vjedhjet me gjakftohtesi. Ai troket ne dere, po e gjeti hapur hyn dhe merr ate qe do, ne vecanti nje celes makine. Shkon kryen vjedhjen dhe largohet. Aktiviteti ka zgjatur rreth 40 minuta, ndersa femijet me pas jane lene ne qelite e tyre, me dhomat e tyre te reja pas ndryshimeve te kryera nga rikonstruksioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›