E Diel, 1 Nëntor 2026

Denimi politik: Pango, nje pervers!

Pervers i turpshem! Me kete "nofke", te majte e te djathte, etiketuan sjelljen e ish- ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, te perfshire ne skandalin seksual me nje te re, e cila kerkonte pune ne Ministrine e drejtuar prej tij. Pa meshire, te zgjedhurit perfshire dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkuan qe Pango te mos shkele me ne Kuvend, te zhvishet nga imuniteti dhe te lere urgjentisht mandatin e tij prej deputeti. Nje person me sjellje te tilla, nuk ka sesi te perfaqesoje zgjedhesit. "Si kryetare e Kuvendit, i kerkoj te heqe dore menjehere nga mandati. Pango tradhtoi moralin e Partise Demokratike, nuk mund te perfaqesoje me shqiptaret ne kete salle. Si nene, jam e tmerruar nga burrat qe dalin lakuriq", tha e revoltuar ne seance, kryetarja Topalli. Por nese per PD-ne, pervec kritikave kunder Pangos, largimi i tij nga Kuvendi eshte ndeshkim i mjaftueshem, socialistet kerkojne ndjekje penale. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj u shpreh se Pangos, jo vetem duhet t'i hiqet imuniteti por dhe te pergjigjet ne baze te Kodit Penal per skenen qe u be publike ne media, dy dite me pare. "Ky njeri turperoi Kuvendin. Te shkoje ne gjyq. Ujerat e zeza, kete here ju plasen ne shtepi, sepse jeni ju ata qe mbani ne poste ministrore, njerez te implikuar dhe me afera te pista", u shpreh Leskaj. Sipas saj, me pamje te tilla, asnje prind nuk do te kete me besim te dergoje femijet per pune. Aq me pak besim, mund te kete tek administrata civile. Ndonese e gjykoi e kritikoi, mazhoranca e konsideroi nje ceshtje te mbyllur, me shkarkimin vetem kater minuta pas transmetimit te skandalit "Pango", nga kryeministri Sali Berisha. "Ky eshte standardi yne, qe ju se keni pasur kurre. Ministri u shkarkua menjehere. Nje qeveri, nje mazhorance, nuk mund te vleresohet nga sjellja individuale e nje personi", reagoi kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, duke e quajtur pergjegjesine ne kete rast, individuale. Duke ju shtuar zerave kritike dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta kerkoi publikisht qe Pango, te mos shkele me ne Kuvend dhe atij t'i hiqet menjehere mandati. Si nje skandal i turpshem, Meta u shpreh se ne administrate, vendet e punes po ofrohen ne menyre perverse. Te neveritshme, e konsideroi skenen e Pangos dhe deputeti demokrat, Edi Paloka. "Ai njeriu, nese eshte njeri gjithmone, u shkarkua per shfaqjen e neveritshme", u shpreh Paloka, duke vene serish ne dukje faktin se, pergjegjesia eshte individuale.

Topalli: Jam e tmerruar nga burra te tille, qe dalin lakuriq

"Te heqe dore menjehere nga mandati". Kete i kerkoi dje publikisht, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ish-ministrit te Turizmit e Kultures, Ylli Pango. Me tone te ashpra, ajo tha se Pango, tradhtoi moralin e Partise Demokratike dhe nuk mund te perfaqesoje asnje qytetar ne Kuvend. "Jam e tmerruar nga burra te tille, qe dalin lakuriq", vijoi Topalli. Ne kete situate, kryetarja nuk harroi te permende faktin se kryeministri Sali Berisha, e shkarkoi menjehere nga detyra, sapo u be publike video skandaloze e ish-ministrit. Madje Topalli, iu drejtua kryetares se grupit te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, se eshte shume e bute, kur thote se denon aktin. Perkundrazi, sipas saj eshte nje akt i tmerrshem, i turpshem dhe Pango, nuk duhet te shkele me ne Kuvend pas ketyre skenave, por te lere mandatin. Ne te njejten kohe kryetarja e Kuvendit, njeheresh dhe nenkryetare e PD, Jozefina Topalli ka pergezuar kryeministrin Berisha, per nderhyrjen e shpejte dhe shkarkimin e Pangos.

Leskaj: Pango, tregues i standardit te rekrutimit, te administrates suaj

Selia roze kerkon ndjekje penale per abuzimin seksual te ish-ministrit Ylli Pango. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha dje se qeveria nuk mund te mbuloje me, situata te tilla. "Ky njeri, turperoi parlamentin, te shkoje ne gjyq. Ja cfare ndodh kur mbani ne qeveri, njerez te perfshire ne afera te pista", tha Leskaj. Sipas saj, skandali i Pangos, tregon qarte se si eshte goditur shteti, ligji dhe administrata civile. "Po shohim se si vendi i punes, u dashka blere me moral, degjenerime. Kryeministri Sali Berisha, duhet te dale publikisht, e te kerkoje falje per ngjarje te tilla. Ndersa Parlamenti, te mbaje nje qendrim te qarte per kete deputet", u shpreh Leskaj. Sipas kryetares se grupit socialist, Pango tregoi se cili eshte standardi i rekrutimit te nepunesve te administrates. Leskaj kerkoi gjithashtu qe Kuvendi te mbaje qendrim, ndaj deputetit Ylli Pango. Kryetarja e grupit parlamentar socialist e cilesoi veprimin e ish-ministrit Pango, si shkelje te rende morali dhe etikes.

Kuvendi, asnje ndeshkim per Pangon, pret prokurorine

Kuvendi, nuk ka marre zyrtarisht asnje mase ndeshkimore ndaj ish-ministrit te Turizmit, Ylli Pango. Pervec kritikave te ashpra kunder tij ne seancen e djeshme plenare, aktualisht, deputetet duket se jane mjaftuar me shkarkimin nga posti i ministrit qe beri kryeministri Sali Berisha. Burime nga ky institucion, pohuan per Gazeten "Koha Jone", se Kuvendi eshte ne pritje te nje vendimi te mundshem nga prokuroria, qe po heton mbi kete ceshtje. Ne rast se organi i akuzes, do te kerkoje heqje te imunitetit per deputetin Pango, atehere procedurat nga ana e Kuvendit do te nisin menjehere. Ajo c'ka kerkuan dje ne kor deputetet, ishte qe Pango, minimalisht nga ana morale, te mos shkelte me ne seance plenare. Se si do te procedohet me pas me rastin e tij, eshte lene ne doren e organit te akuzes. Per ish-ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, u publikua dy dite me pare nje video, ku tregohej qartazi se si ai, shfrytezonte postin per te abuzuar seksualisht me femrat qe kerkonin pune ne Ministrine e tij. Pas publikimit te videos skandaloze, Pango u shkarkua menjehere nga ky post, nga kryeministri Sali Berisha.

Sekuestro

Burime prane prokurorise se Pergjithshme bene me dije per gazeten, se eshte sekuestruar edhe kaseta filmike ne te cilen shfaqet ish ministri duke tentuar te kryeje marredhenie me nje vajze ne kembim te nje vendi pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›