E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI afron ish-drejtuesit e PS

Beteja politike midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, eshte kthyer tashme ne lufte anetaresimesh te anetareve respektive. Kohet e fundit, skena e politikes shqiptare po shnderrohet ne nje "parade" anetaresh, ku kalojne nga nje parti, ne nje tjeter. Por gjithcka nuk mbetet vetem kaq, kjo behet per nje beteje qe ka nisur me marrjen e kryetares se komunes se Ndroqit, Fatime Goga, nga Levizja Socialiste per Integrim. Ky fakt nuk do te pertypej lehte nga Partia Socialiste, ku ne ditet ne vazhdim do te verehej dhe afrimi i anetareve te LSI-se. Ndersa dje, ne vijim te afrimeve, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, njoftoi afrimin ne partine e tij, te ish-drejtuesve te larte te PS, deputete, zevendesministra dhe anetare te KPD-se se PS. Gjithashtu ai lajmeroi edhe prurjen ne LSI te keshilltareve bashkiake te PS, PSD dhe PAD. "Jemi ketu per te denuar edhe nje here perversitetin dhe amoralitetin politik te Edi Rames, qe prej ditesh po blen lart e poshte ne menyre qesharake, individe te dobet qe nuk perfaqesojne asgje dhe qe nuk kane asnje kontribut, as ne te majte dhe as ne LSI", akuzoi Vasili. Sipas tij, amoraliteti i blerjes me leje ndertimi dhe para te thata ne dore te individeve te tille, nuk i ka bere asnje dem LSI-se, perkundrazi ka pasur nje efekt spektakolar pozitiv, sepse e cliruar prej tyre, LSI ka shtuar radhet e saj me qindra e qindra anetare dhe organizata te tera partish ne te gjithe vendin, qe i bashkohen asaj dhe moralit te shendoshe politik e personal te saj. "Edi Rama me politiken e tij te pazarit ordiner, te nen tavolines, te thashethemit dhe intriges se vogel te kafenese, qe vazhdon edhe sot tregon qarte friken e madhe per t'u perballur haptas, po ndihmon dukshem aleatin e tij Sali Berishen ne kete moment shume te veshtire per te, duke i bere sherbimin e radhes, ashtu sic beri edhe ne 15 Mars, kur ndodhi Gerdeci dhe ai i rrahu shpatullat", sulmoi liderin e socialisteve, zyrtari i LSI-se. Duke lajmeruar afrimin e ish-drejtuesve dhe anetareve te PS-se, Vasili tha se ky proces i paraqitjes publike te shume e shume prurjeve te reja ne LSI, ne te gjithe vendin do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, si proces i natyrshem i afrimit tek nje parti opozitare si LSI qe i afron vetem moralin, idealin, programin e saj dhe asgje tjeter. Denis Dedej

BASHKIMI

"Qindra e mijera te majte dhe qytetare te ndershem qe aderojne ne parti te ndryshme, i bashkohen masivisht LSI si nje parti idealiste, solidare, me moral te shendoshe, si e vetmja opozite e vertete, qe do te nxjerre ne pension politik Berishen", deklaroi Vasili.

AFRIMI

Anetaret qe iu bashkuan dje LSI-se

Pjeter Dema, ish-deputet i PS, ish-zevendesminister i Energjetikes

Hasan Hoxha, ish-deputet, drejtues i PS ne Tirane dhe anetar i KPD te PS

Xhevair Ahmetliu, ish-keshilltar i AD

Qemal Kuci, ish-sekretar i PS ne Tirane

Rasim Allushi, keshilltar i PS ne njesi bashkiake

Kujtim Bebja, keshilltar i PSD

Lufti Lami, ish- sekretar i PS per rrethin e Tiranes dhe keshilltar Kamez

Sajmir Ivziku, ish-sekretar i PS-se, rrethi Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›