E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e qendrimit ne Itali, kur leshohen

Per te perfituar nje leje qendrimi per motive familjare ne shtetin fqinje, Itali duhet qe te ndjekesh nje sere procedurash te nevojshme te percaktuar nga legjislacioni i ketij vendi. E ndersa per shtetasit te cilet jane qytetare te vendeve te BE-se, keto procedura jane me te thjeshta, per vendin tone ato komplikohen dhe eshte e nevojshme plotesimi i nje sere kushtesh dhe procedurash.

Rastet

Leja e qendrimit per motive familjare leshohet ne ato raste, kur te huajit qe ka hyre ne Itali me vize per ribashkim familjar, po keshtu edhe me vize shoqeruese te familjarit, apo me vize hyrjeje per ribashkimin me femijen e mitur. Kerkesa per leshimin apo riperteritjen e lejes se qendrimit, refuzohet dhe anulohet leja e qendrimit nese provohet se martesa apo adoptimi, kane ndodhur me qellimin ekskluziv per t'i mundesuar te interesuarit qendrimin ne territorin e shtetit. "Rastet me te shumta kur kjo kerkese anulohet, eshte kur te huajt, qofte edhe ne situata te parregullta, bashkejeton me te afermit e brezit te katert apo me bashkeshort/e italian/e per te cilet nuk zbatohet nje mase debimi. Kjo leje qendrimi nuk shnderrohet/konvertohet ne leje te titullit tjeter, te ndryshem" ka pohuar specialisti i Ministrise se Punes, Durim Hatibi. Sipas tij, raste te tjera te anulimit te lejes se qendrimit, jane edhe per familjaret e nje refugjati, por ne keto raste perjashtohet zoterimi i nje lejeje te vlefshme qendrimi nga ana e familjarit. Per sa u perket rasteve ne te cilat leja e qendrimit mund te perfitohet pa shume pengesa jane ato raste kur familjaret e huaj, plotesojne kerkesat per ribashkim me shtetasin e huaj dhe qendron rregullisht ne Itali. "Ne kete rast, leja e qendrimit te familjarit, konvertohet ne leje qendrimi per motive familjare. Konvertimi mund te kerkohet brenda nje viti nga data e skadences se titullit te qendrimit, qe zoterohet si fillim nga familjari", ka theksuar Hatibi. Sipas tij, mund te perfitohet leje qendrimi per prindit e huaj edhe natyrore, te te miturit italian qe qendron ne Itali. Ne kete rast leja e qendrimit per motive familjare, leshohet edhe duke dale nga detyrimi i zoterimit te nje lejeje te vlefshme qendrimi, me kusht qe prindi kerkues te mos jete i privuar nga pushteti, familja, sipas ligjit italian.

Perfitimet

Marrja e lejes se qendrimit ne Itali sjell edhe perfitime familjare per nje pjese te mire te refugjateve qe e perfitojne ate. "Kjo leje qendrimi per motive familjare, mundeson qasjen e sherbimeve socio-sanitare dhe te asistences, po keshtu edhe regjistrimin ne kurse studimi apo formimi profesional. Nje tjeter perfitim eshte edhe regjistrimi ne listat e qendrave te punesimit, kryerjen e punes si punemarres apo i vetepunesuar duke respektuar te gjitha kushtet e plotesimit te moshes" ka pohuar specialisti i Ministrise se Punes ne Zyren e Emigracionit, Durim Hatibi. Sipas tij, shteti italian ne baze te ligjeve qe ka hartuar mund te refuzoje ose te anuloje, nje pjese te mire te lejeve te qendrimit per motive familjare. Keto raste ndodhin kur personat te cilet kerkojne leje qendrimi, kane bere hyrje te paligjshme ne kete shtet apo kur kane mungese te nje dokumenti apo vize qe mundeson hyrjen ne kete shtet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›