Lendet me zgjedhje, shpallen koeficientet

Ministria e Arsimit ka shpallur dje koeficientet e lendeve te zgjedhje, te vlefshme per te gjitha universitetet e vendit. Behet fjale per lendet: Fizike, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Gjermanisht, Histori, Gjeografi, Njohuri per shoqerine si dhe Njohuri per ekonomine dhe filozofine. Te gjithe maturantet qe duan te shkojne ne shkolle te larte dhe qe duhet te plotesojne formularin A2, duhet te zgjedhin dy preferenca midis ketyre lendeve. Por, ato kane nje vlere te ndryshme ne varesi te specifikes se fakultetit ku ata aplikojne. Keshtu fakultetet, qe kane orientim shoqeror, i kane dhene koeficientin me te madh, pra 1.3, lendeve shoqerore, ndersa lendeve te shkencave ekzakte u kane lene koeficientin 1.0. Dhe e kunderta: Fakultetet qe kane orientin drejt shkencave ekzakte, u kane dhene lendeve te ketij profili koeficientin 1.3, ndersa lendeve shoqerore u kane dhene nje koeficient 1.0. Perzgjedhja e dy lendeve preferenciale qe do te japin te rinjte, eshte mjaft e rendesishme, pasi ajo te vendos ose jo ne listen e fituesve. Ne fakt, 11 universitetet publike, se bashku me koeficientet qe u kane dhene lendeve me zgjedhje, kane sanksionuar edhe noten qe do te kete secili lloj gjimnazi per te gjitha fakultetet qe ata kane. Specialistet e Ministrise se Arsimit pohojne se tashme ata jane ne fazen e diskutimit, por shtojne se ashtu si edhe gjate tre maturave te kaluara, edhe kete here, shkollat e mesme do te kene koeficiente te ndryshem per fakultete te ndryshme. Data 10 mars eshte afati i fundit i plotesimit te formularit A1 per lendet me zgjedhje. Pa plotesimin e ketij formulari, asnje maturant nuk ka te drejte te vazhdoje per te kandiduar, per nje vend ne universitetet publike. Procesi i Matures Shteterore starton me provimin e pare te detyrueshem, ate te letersise ne daten 2 qershor, per te vazhduar me matematiken ne 11 qershor, dhe ne 10 korrik provimet, per lendet me zgjedhje.
Koeficientet e shkollave
Lloji i shkollave te mesme ka 5 koeficiente. Fakultetet do i japin koeficientin me te larte, ate 1.4, llojit te shkolles se mesme qe kane nje ngjashmeri me profilin qe ka ky fakultet dhe keshtu me rend zbrites 1.3, 1.2, 1.1 dhe 1.0 per ate lloj shkolle qe nuk ka fare ngjashmeri me profilin e fakultetit.
Vonesat
Vonesat ne miratimin e koeficienteve te lendeve me zgjedhje kane cuar ne vonesa te plotesimit te formularit A1. kjo, sepse maturantet nuk dinin se cilat lende te shenonin ne A1, pa e ditur se sa ishin koeficientet e tyre. Tani qe keto te fundit u publikuan, maturantet kane edhe 4 dite kohe per plotesim.