Denni Xhepa, kampion Ballkani

Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Ballkanik të skive, që është duke u zhvilluar në Bansko të Bullgarisë. Pikërisht Deni Xhepa, në disiplinën e Sllallomit Gjigant, ka zënë vendin e parë duke merituar dhe titullin Kampion Ballkani. Xhepa ka lënë nga pas bullgarët Kamen dhe Kalin Zlatkov, ndërsa ky vend i parë tregon dhe formën e jashtëzakonshme që është duke kaluar këtë sezon skiatori shqiptar. Menjëherë pas garës, Xhepa ka dhënë dhe impresionet e tij për vendin e parë në Kampionatin Ballkanik.
“Zbritja e dytë shkoi shumë mirë. Ishte shumë e vështirë, por ia dolëm. Me të vërtetë ia dolëm shumë mirë. Jam shumë i kënaqur dhe tani bëhemi gati për garën e dytë. Megjithatë le të gëzohemi pak”, tha Deni Xhepa nw pwrfundim tw Sllallomit Gjigant.
Nisur dhe nga forma e mirë e tij të gjithë presin që një medalje të artë Xhepa ta marrë dhe Sllallomin Special, kurse Kampionati Ballkanik i skive, që do të shënojë dhe fundin e garave dimërore, mbyllet këtë fundjavë.